12 milion euro në sezon për Ramosin

Futboll

12 milion euro në sezon për Ramosin

Më: 26 mars 2017 Në ora: 08:09
Sergio Ramosi

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, pritet t’i ofroj kontratë të re Sergio Ramosit

Paraqitjet e mira të Sergio Ramosit këtë sezon e kanë shtyrë presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin t’i bëjë gati një kontratë të re mbrojtësit spanjoll.

Sipas Calciomercato.com, Perez ka bërë gati 12 milionë euro në sezon për Ramosin, i cili aktualisht paguhet 10 milionë euro në sezon.

Ramos, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2020, ka zgjuar interesimin e Chelseas.

Reprezentuesi i Spanjës ka shënuar 21 gola që nga finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2014. 18 prej golave kanë ardhur kur Real Madridi ishte duke humbur ose barazuar. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat