Gjiganti nga Serie A transferon Rashicën

Futboll

Gjiganti nga Serie A transferon Rashicën

Më: 26 mars 2017 Në ora: 08:27
Milot Rashica

Milot Rashica, mesfushori i Kosovës dhe Vitesses, gjatë verës mund të transferohet në Napoli.

Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Napolit kanë shfaqur interesim për mesfushorin vushtrrias, Milot Rashicën.

Ekipi nga Serie A e sheh yllin e Kosovës si pasardhës të José Callejónit, i cili mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

Rashica, i cili po shkëlqen në Holandë, ka kontratë me Vitessesn deri në verën e viti 2020.

Por, sipas Corriere dello Sport, ish anëtari i Vushtrrisë është i etur ta sprovoj vetën në një ligë dhe ekip më të fortë sesa Vitesse. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat