Balaj: Zgjedhjet i bën De Biasi, dua gol me Bosnjen

Futboll

Balaj: Zgjedhjet i bën De Biasi, dua gol me Bosnjen

Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:44
Balaj

Ai ishte njeriu që hapi rrugën kualifikimit historik të Shqipërisë në Europianin francez falë atij goli fantastik në Aveiro, por jo vetëm aq sepse Bekim Balaj ishte gjithashtu njeriu që i dha fitoren e parë Shqipërisë në kualfikueset e Botërorit Rusi 2018-të me atë gol në fund ndaj Maqedonisë, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës edhe në suksesin 0-2 ndaj Lihtenshtejnit. Sa herë që i jepet mundësia për të zbritur në fushë 26-vjecari shkodran jep maksimumin për Shpipërinë. Për fatin e tij të keq trajneri De Biasi nuk i dha asnjë minutë në ndeshjen e Palermos ndaj Italisë. Keqardhja është e madhe për Balajn që gjithsesi sheh me optimizëm nga ndeshja e radhës që është miqësorja ndaj Bosnje Hercegovinës.

“Në cdo ndeshje të kombëtares dëshira është për të luajtur. Bëhej fjalë për një sfidë të madhe, ndaj Italisë dhe dëshira ishte e madhe për të luajtur pasi përballë kishim futbollist të mëdhenj. Megjithatë ajo ishte zgjedhja e trajnerit dhe unë duhet të mendoj për ndeshjen e radhës, pasi është ai që vendos. Bëmë një ndeshje të mirë ndaj Italisë, normalisht detyra e sulmuesve është të shënojnë. Krijuam raste me Cikalleshin dhe Roshin por nuk arritëm dot te goli. Gjithsesi shohim përpara dhe shpresoj të shënojmë ndaj Bosnjes”.

Sipas sulmuesit të Terek Grozny-it është trajneri ai që vendos se kush duhet të luajë. Balaj nuk mendon se ndalesa e kampionatit rus për disa muaj e ka penalizuar në kombëtare, ndërkohë që kërkon golin ndaj Bosnjes.

” Unë jam në gjëndje të mirë nuk mendoj se ndalesa e kampionatit rus ka ndikuar në uljen time në stol pasi kisha luajtur në 3 ndeshje përpara kësaj sfide, por trajneri bëri zgjedhjet e tij. Shpresoj të luaj ndaj Bosnjes dhe pse jo të shënoj”.

Bomberi 26-vjecari u ndal edhe te largimi i papritur i dy mesfushorëve nga kombëtarja, Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit ndërsa foli edhe për objektivat e mbetur në këto eliminatore.

“Nuk e di pse janë larguar, Abrashi dhe Xhaka, atmosfera në skuadër është e mirë, por ata kanë bërë zgjedhjet e tyre.Ndeshjen e rradhës e kemi ndaj Izraelit, duam të grumbullojmë sa më shumë pikë, dhe të bëjmë më të mirën tonë në sfidat e mbetura. Nuk duam ti vëmë objektivat vetes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat