Reprezentuesi i Kosovës befasoi Veronën

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës befasoi Veronën

Nga: K. Goca Më: 26 mars 2017 Në ora: 14:32
Samir Ujkani

Portieri i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, me ekipin e Pisa-s, e befasuan Veronën që pretendon rikthimin në Serie A. Pisa në udhëtim barazoi me rezultat 1:1 me Veronën, në ndeshjen e javës së 32-të të Serie B.

Ujkani dëshmoi formë të mirë dhe ishte prej me të merituarve për pikën e fituar. Siligardi shënoi në minutën e 24-të për Veronën dhe Tabanelli në atë të 83-tën për Pisa-n.  Për Pisa-n është një pikë e madhe, e cila renditet në vend të 21-të me 31 pikë, kurse Verona mban pozitën e tretë me 55 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat