I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:46
Danny Blind

Holanda dështoi. Holandezët tronditen tifozët e tyre me humbje në udhëtim me rezultat 2:0 nga Bullgaria. Humbje që nuk përtypet dot, për faktin se ia minimizon dukshëm gjasat për vend të parë në grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Pas pesë xhirove Holanda është në vend të katërt me 7 pikë, gjashtë me pak se Franca lidere.  Futbollisti me përvojë, Arjen Robben, është i shokuar nga humbja në Sofje. “Çfarë të them?”. Ne erdhëm këtu me qëllime të mira, por në fund rezultoi një makth. Drejtimi i gishtit është i pavlerë. Ne fitojmë dhe humbasim të gjithë së bashku si skuadër. Unë nuk kam fjalë, meritojmë të na dërrmojnë. Është një turp. Bëmë një pjesë të parë shokuese”, ka thënë Robben.

Përzgjedhësi i ‘Tulipanëve’, Danny Blind, ka thënë se është prerë në besë nga futbollistët. “Largimi i tij nuk do ta ndryshonte cilësinë e skuadrës sonë. Ne jemi një ekip i mirë dhe duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Por jo në këtë mënyrë. Në pjesën e dytë u përmirësuam, por ishte tepër vonë”, ka thënë ai. Blind nuk e përjashton mundësinë edhe të jap dorëheqje. “Do më duhet ta mendoj si unë, ashtu edhe federata. Jemi shumë të zhgënjyer në këto momente. E kishim përgatitur prej muajsh këtë ndeshje dhe kishim një ndjesi të mirë. Është zhgënjyese që lojtarët e mëdhenj nuk bëjnë atë që ti pret nga ata. Duhet të mendoj pozicionin tim”, ka thënë Blind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat