Gatuso paralajmëron Manaj: Zbato skemat e mia ose luaj me shokët

Futboll

Gatuso paralajmëron Manaj: Zbato skemat e mia ose luaj me shokët

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:49
Xhenaro Gatuso dhe manaj

Ish futbollisti i Milanit, aktualisht tekniku i Pisas, Xhenaro Gatuso, ia ka bërë të qartë sulmuesit të tij, shqiptarit Rey Manaj se duhet të zbatojë udhëzimet e tij, përndryshe të luajë me shokët në kalçeto.

Këto komente Gatuso i ka bërë për mediat italiane. Ai tha se nuk duhet folur për individë por për frymën e grupit.

Tekniku i Pisas deklaroi se është me shumë rëndësi që sportistët të zbatojnë skemat taktike që përgatiten gjatë javës dhe jo të luajnë në mënyrë individuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat