Ronaldo: E di sa gola i kam shënuar

Futboll

Ronaldo: E di sa gola i kam shënuar

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:54
Ronaldo

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, kur është në formë Portugalia s’e ka problem për të triumfuar. Ronaldo me dy golat e fundit që shënoi i prin listës së shënuesve me 9 gola në kualifikueset për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. Ronaldo dëshmoi formë të jashtëzakonshme dhe kontribuoi në fitoren e kampionit në fuqi të Evropës, e cila e mposhti me 3:0 Hungarinë. Portugezët i rrinë në bisht Zvicrës së shqiptarëve. 

Ronaldo ka ngritur në 70 numrin total të golave për Portugalinë. “E di sa gola i kam shënuar, por kjo nuk është më e rëndësishmja. Ajo që ka rëndësi është fitorja dhe jemi në garë për të shkuar në Kampionatin Botëror”, ka thënë Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat