Flamurtari ikë për tri pikë nga Vëllaznimi

Futboll

Flamurtari ikë për tri pikë nga Vëllaznimi

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:32
Pamje nga një ndeshje

Flamurtari i Prishtinës shfrytëzoi barazimin e Vëllaznimit nga Gjakova dhe ikë për tri pikë në krye të renditjes në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës para shikuesve të saj e mposhti me rezultat 3:0 rivalin e vjetër kryeqytetas Ramiz Sadikun. ‘Kuqezinjtë’ dalëngadalë po i afrohen rikthimit në elitë, megjithëse ka ende punë deri në fund, për faktin se janë edhe 11 javë ose edhe 33 pikë të mundshme. Për djelmoshat e trajnerit Samuel Nikaj janë tri pikë të mëdha dhe që e përforcojnë në krye me 41 pikë, duke lënë pas vetes Vëllaznimin me 38 sosh, ndërsa Vllaznia nga Pozhorani renditet në vend të tretë me 33 pikë. Vëllaznimi me gjithë orvatjet deri në fund nuk arriti më shumë se një pikë në Lypjan, duke barazuar me rezultat 1:1 me Ulpianën. Kjo pikë është e madhe për Vëllaznimin, por që ishin të bindur se do të kthehen me të tria, megjithatë janë në presion të Vllaznisë e cila importoi një pikë që nuk matet as me ari nga Vushtrria. Vllaznia barazoi me rezultat 1:1, duke u kthyer me një pikë që i mban në hap për...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat