“Dardanët” reagojnë pas bujës që u bë për banerin “Kosovo is Kosovo"

Futboll

“Dardanët” reagojnë pas bujës që u bë për banerin “Kosovo is Kosovo"

Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:36
Dardanët

Grupi i tifozëve të kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë reaguar pas bujës që u bë për banerin “Kosovo is Kosovo”.

Ky baner, që nuk u lejua të futej në stadiumin “Loro Boriçi” për ndeshjen me Islandën, bëri bujë duke nxitur shumë tifogrupe të ndahen nga “Dardanët”.

“Dardanët” thonë se për çdo koreografi marrin vendime me të gjithë përfaqësuesit dhe se brenda grupit nuk ka tifogrupe të tjera.

“Më 15 shtator 2016 është formuar kryesia e tifo-grupit "Dardanët" nga përfaqësues të qyteteve si Prishtina , Mitrovica, Gjilani, Podujeva, Skenderaj, Peja, Ferizaj, Drenasi. Andaj në të gjitha qytetet e Kosovës e gjithashtu në Evropë kemi përfaqësues që marrim vendime për idetë e koreografit që së fundmi disa tifo-grupeve nga Kosova ju paskan penguar. Rreth koreografise që në media bëri bujë kaq të madhe , ne e qartësuam idenë rreth saj kush dëshiron ta kuptoj mirë , e kush jo ka për qëllim vetëm përçarje mes popujve. Kryesinë e tifo-grupit "Dardanët" e përbëjnë persona të caktuar në qytete , që janë tifozë , persona familjar , persona me ndikim , që ia donë të mirën vendit , gjithashtu jo tifozë huligan”, thuhet në njoftim për media.

“Andaj dëshirojmë t'qartësojmë që tifogrupe brenda Dardanëve nuk ka. Në çdo ndeshje ne përfaqësohemi si "Dardanët" e jo si Skifterë ose Intelektual që paskan treguar largimin nga tifo-grupi Dardanët . Ne do ti qëndrojmë çdo herë mbrapa Kosovës , dhe do të përkrahim gjithë jetën, sepse sukseset do vijnë shpejt. Për fat të keq gjysma e këtij vendi vetëm në suksese ofron përkrahje. Kosova është shtet i pavarur nga viti 2008 , ka institucionet e saj , ka kufijtë e saj , ka një himn, ka një flamur , që ne deshëm apo jo duhet t’i respektojmë”, thuhet më tej në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat