Triumf komod i Anglisë që forcohet në krye të grupit

Futboll

Triumf komod i Anglisë që forcohet në krye të grupit

Më: 26 mars 2017 Në ora: 20:02
Jermain Defoe u rikthye me gol

Kombëtarja e Anglisë ka regjistruar fitore komode prej 2-0 kundër Lituanisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ që u zhvillua në stadiumin Wembley.

Raheem Sterling depërtoi në zonë nga e majta duke asistuar për Jermain Defoe, i cili u regjistrua në listën e golashënuesve (22’), pas mungesës së gjatë në përfaqësuese.

Gjatë 45 minutave të para nuk pati gola të tjerë dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsi minimale të Tre Luanëve.

Golin e dytë e realizoi Jamie Vardy (66’) pas një asistimi në zonë nga Adam Lallana.

Me këtë fitore, Anglia është ngritur në kuotën e 13 pikëve dhe ruan primatin në Grupin F, ku në vend të dytë është Sllovenia (me tetë pikë) që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lituania renditet e katërta në grup dhe pas pesë xhirove ka arkëtuar pesë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat