Durmishi e Danimarka fituan një pikë, Beqiraj e Mali i Zi duarthatë

Futboll

Durmishi e Danimarka fituan një pikë, Beqiraj e Mali i Zi duarthatë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 mars 2017 Në ora: 22:40
Futbollisti shqiptar, Riza Durmishi

Futbollisti shqiptar, Riza Durmishi, me kombëtaren e Danimarkës importuan një pikë domethënëse nga Cluj-Napoca, duke u nda baras (0:0) me Rumaninë, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018".

Durmishi me bashkëlojtarë treguan lojë të mirë dhe ia dolën të dalin të pamposhtur ndaj vendasve. Danimarka renditet në vend të tretë me 7 pikë, një më shumë se Rumania që gjendet një pozitë më poshtë. Sulmuesi nga Peja, Fatos Beqiraj, me Malin e Zi nuk e patën mbrëmjen e tyre, duke u mposhtur me rezultat 2:1 nga Polonia, në takimin që u luajt në Podgoricë. Lewandowski në minutën e 40-të e Piszczek në atë të 82-tën shënuan për fitoren e polakëve dhe Mugosha realizoi në atë të 63-të për malazezët.

Pas pesë xhirove në grupin E Polonia kryeson me 13 pikë duke e lënë Malin e Zi në vend të dytë me 7 sosh. Beqiraj luajti titullar, me gjithë angazhimin deri në fund nuk arritën ta ndalin një pikë ndaj Polonisë që luajti më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat