Defoe i lumtur me rikthimin

Futboll

Defoe i lumtur me rikthimin

Më: 26 mars 2017 Në ora: 23:37
Jermain Defoe

Jermain Defoe është kthyer në kombëtaren angleze pas disa viteve mungesë.

Sulmuesi i Sunderlandit edhe pse 34 vjeç po shijon një sezon magjik në Ligën Premier, ku nuk po ndalet së shënuari gola.

Këto paraqitje kanë bërë që trajneri i ‘Tre Luanëve’ ta ftoj në kombëtare dhe Defoe ia ka kthyer si është më së miri duke shënuar qysh në ndeshjen e parë.

Ky rikthim në kombëtare e ka gëzuar edhe 34-vjeçarin, pasi si duhet e ka shijuar shumë.

“E shijova shumë rikthimin. Ishte një javë shumë e mirë. Të fitojmë ndeshjen ishte shumë e rëndësishme”, ka thënë Defoe.

Sulmuesin anglez e ka lavdëruar edhe trajneri Gareth Southgate, i cili ka theksuar se Defoe ka kontribuar shumë në kampin anglez pasi eksperienca e tij ka ndihmuar edhe lojtarët përreth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat