Beckham e këshillon Wilsheren të transferohet te Milani

Futboll

Beckham e këshillon Wilsheren të transferohet te Milani

Më: 27 mars 2017 Në ora: 01:11
Jack Wilshere

E ardhmja e Jack Wilshere mund të jetë në Serie A.

Sipas Daily Mail, mesfushori anglez në pronësi të Arsenalit, por i huazuar te Bournemouthi, mund të jetë lojtar i Milanit në sezonin e ri.

Thuhet se ish-ylli i klubit italian David Beckham, e ka këshilluar Wilshere të transhohet në Itali, duke ia sugjeruar klubin nga Milano.

Gjithsesi gjërat mund të ndryshojnë në rast se Arsene Wenger largohet.

E gjitha kjo pasi në një largim të mundshëm të teknikut francez, Wilshere mund të mendojë rikthimin tek Topçinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat