“Askush si Modrici”

Futboll

“Askush si Modrici”

Më: 27 mars 2017 Në ora: 01:26
Luka Modric

“Kur Modric të pensionohet, të gjithë do të qajmë”, kështu thotë legjenda Mijatovic.

Predrag Mijatovic, legjenda e futbollit të Kroacisë, lojtar i Real Madridit gjatë viteve 1996 e 1999, mbahet mend nga Los Blancos për golin e shënuar në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Legjenda kroate ka gjetur kohë të flasë për bashkëkombësin e tij që luan për Realin, Luka Modric. Sipas Mijatovic, do t’iu mungojë të gjithëve magjia e 31 vjeçari ku ai t’i varë atletet.

“Kur ishte te Dynamo Zagreb, që atëherë e dija se ai do të ketë një karrierë të bujshme. Kur fola me Mourinho për mesfushorët që ai kishte nevojë te Reali, ia propozova Modricin”, tha Mijatovic.

“Jam shumë i lumtur që ai është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm te Reali, pavarësisht yjeve që janë aty”, shtoi legjenda kroate.

“Kur ai është në fushë, ekipi luan ndryshe dhe kur Modric të pensionohet, të gjithë do të qajmë”, shtoi mes tjerash Mijatovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat