Bazhdareviç flet para ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

Bazhdareviç flet para ndeshjes me Shqipërinë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 14:15
Mehmed Bazhdareviç

Bosnjë-Hercegovina e vlerëson maksimalisht testin e radhës miqësorë ndaj Shqipërisë, e cila luhet nesër në orën 18.00. Trajneri Mehmed Bazhdareviç në një prononcim për mediat boshnjake nga stadiumi ‘Selman Stërmasi’ e cilëson sfidën ndaj kombëtares kuqezi si një bankë të vërtetë prove. 
Suksesi me shifrat e thella 5:0 ndaj Gjibraltarit i ka shërbyer skuadrës për tu rritur moralisht, por për trajnerin Bazhdareviç sfida më e rëndësishme e muajit mars është ndaj Shqipërisë.

"Ashtu si çdo ndeshje tjetër miqësore, kjo sfidë ka një rëndësi të madhe për momentin ku jemi por edhe për atë që na pret më pas. Do të bëjmë gjithçka për të luajtur mirë, por rezultati nuk është në plan të parë. E dimë në fakt që do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë dhe për ne nuk do të jetë aspak e lehtë”, ka thënë Bazhdareviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat