Shqipëria U-21 nuk gabon, mund Moldavinë

Futboll

Shqipëria U-21 nuk gabon, mund Moldavinë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 18:02
Alban Bushi

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 nuk gabon në provën e dytë kundër Moldavisë. Dy ditë pas barazimit pa gola në Elbasan, skuadra e Alban Bushit triumfoi me rezultat 2:0. Miqësoren e luajtur në “Selman Stërmasi” e vendosën nga një gol për çdo pjesë.

Kristal Abazaj shënoi pas çerek ore lojë, ndërsa zëvendësuesi Bardhec Bytyqi vulosi suksesin e kuqezinjve katër minuta para fundit. Sikurse në takimin e parë, trajneri Alban Bushi i provoi pothuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, për të krijuar një ide më të plotë për skuadrën me të cilën do të zhvillojë kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat