Reali thyen rekordin me transferimin e Dybalas?

Futboll

Reali thyen rekordin me transferimin e Dybalas?

Më: 27 mars 2017 Në ora: 22:11
Paulo Dybala

Raportet e medieve në Spanjë thonë se Real Madridi mund të thyejë rekordin botëror të transferimeve për yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas pritet të nënshkruajë një kontratë të re në javët e ardhshme, dhe është e pamundur që bardhezinjtë të përfshijnë një klauzolë lirimi.

Pavarësisht nga kjo, mediumi “Diario Gol” pretendon se Mbretërit janë shumë të interesuar në reprezentuesin argjentinas, dhe janë të përgatitur për të thyer rekordin botëror të transferimeve.

Është raportuar se Reali do të ofrojë një shifër prej 80 milionë euro për transferimin e tij, dhe 45 milionë tjera bonuse duke bërë një kosto totale deri në 125 milionë euro.

Megjithatë, këto raporte duhet të merren me një majë të kripës, pasi Juve kanë deklaruar vazhdimisht se Dybala nuk është në shitje.

Transferimi i tanishëm rekord është lëvizja e Paul Pogbas nga ‘Zonja e Vjetër’ për te Manchester United, me mesfushorin që kushtoi 105 milionë euro.

Para kësaj lëvizje, Real Madrid kishte thyer rekordin në pesë raste të njëpasnjëshme, me marrëveshjet e tyre për Luis Figo, Zinedine Zidane, Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat