France Football zbulon listën e pasanikëve të futbollit – Ronaldo kalon Messin, tek trajnerët Mourinho është multi milioneri

Futboll

France Football zbulon listën e pasanikëve të futbollit – Ronaldo kalon Messin, tek trajnerët Mourinho është multi milioneri

Më: 28 mars 2017 Në ora: 00:38
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Cristiano Ronaldo e ka kaluar Lionel Messin për herë të parë sa i përket të ardhurave.

Cristiano Ronaldo është lojtari me të ardhurat më të mëdha në vit për sezonin 2016-17 pasi fiton hiq më pak se 87.5 milionë euro.

Lionel Messi sezonin e shkuar fitoi 76.5 milionë euro dhe është i dyti në listë, sipas France Football.

Portugezi është në krye të listës që publikohet për herë të 19-të në revistën prestigjioze franceze.

France Football ka llogaritur pagat, bonuset dhe të gjitha ato që fitojnë lojtarët për sezonin 2016-17.

I treti është Neymar me përfitime prej 55.5 milionë euro.

Bale me 41 milionë përfitime është i katërti, e befasisht i pesti është lojtari i Hebei Fortune, Ezequeil Lavezzi me 28.5 milionë euro.

Te trajnerët udhëheq Jose Mourinho që tubon të ardhura prej 28 milionë eurove në vit.

Marcelo Lippi është i dyti me 23.5 milionë euro. Në listën e top 5 janë edhe Blanc, Ancelotti dhe Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat