Miqesorja Francë-Spanjë: Për herë të parë arbitrazhi video në Francë…

Futboll

Miqesorja Francë-Spanjë: Për herë të parë arbitrazhi video në Francë…

Më: 28 mars 2017 Në ora: 08:06
Francë-Spanjë

Arbitrazhi video do të aplikohet në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Spanjës, të martën, “për herë të parë” në France, bëri të ditur Federata Franceze e Futbollit (FFF) në prag të kësaj ndeshje.

“Gjyqtari kryesor do të ndihmohet nga video gjatë gjithë ndeshjes”, theksoi FFF.

Ndihma e videos do te konsistojë vetëm në katër situata të lojës: pas një goli të shënuar, një situate 11-metershi, në rastin e një kartoni të kuq direkt, ose për të korrigjuar një gabim ndaj sanksionit për një lojtar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka kërkuar që arbitrazhi video të aplikohet në Kupën e botës 2018 në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat