Messi mund të dënohet

Futboll

Messi mund të dënohet

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:38
Lionel Messi

Lionel Messi mund të dënohet nga COMNEBOL pasi që e ka ofenduar gjyqtarin në ndeshjen kundër Kilit, për kualifikim në Botëror.

Në rast të dënimit, ai nuk do të luajë kundër Bolivisë këtë të martë, shkruan Goal.

Zemërimi i Messit kishte ardhur në pjesën e dytë, kur ai e kishte sharë referin, e më pas kishte refuzuar që të ia jepte dorën në fund të ndeshjes.

Incidenti nuk ishte përfshirë në raportin origjinal, por u dërgua në federatë të hënën, andaj Messi  mundet ta marrë lajmin e keq së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat