Pele, ja kush e kërcënon

Futboll

Pele, ja kush e kërcënon

Më: 28 mars 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

Në qoftë se Neymar do të shënojë gol ndaj Paraguajit, sulmuesi brazilian do të “përputhet” me 52 gola, sa “O Rei” kishte shënuar në moshën 25-vjeçare me “Seleçao”. Aktualisht, lojtari i Barcelonës është 95 gola me kombëtaren larg nga Pele, por ka kohë të mjaftueshme përpara. Në një “stacion” të tillë, 52 golat e kishin ndihmuar Pele të fitonte dy Kupa Botërore: Suedi 1958 dhe Kili 1962. Neymar, një tjetër xhevahir i dalë nga radhët e Santos, në shkurt ka mbushur 25 vjeç., raporton telesport. Sulmuesi Blaugrana është materializuar në numër golash e ndeshjesh si lidershipi absolut i “canarinha”, ku ka debutuar në gusht të vitit 2010.Ylli i Barcelonës ka konsoliduar vendin e katërt në listën e golashënuesve më të mirë të kombëtares së Brazilit, duke qenë vetëm pesë gola larg një “vrasësi”, si Romario (56 gola në 85 ndeshje). Podiumi në këtë listë e mban Zico (66 gola në 89 ndeshje), Ronaldo (67 gola në 98 ndeshje) dhe më i larti, Pele (95 gola në 115 ndeshje). Ka disa ekspertë brazilianë, të cilët sugjerojnë se Neymar do të përfundojë duke e tejkaluar “O Rei”. Kjo është vetëm një çështje kohe. Verën e kaluar ai theu tabunë, duke fituar medaljen e artë olimpike, një garë ku Romario, Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinho Gaucho ishin rrëzuar më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat