Para 30 vjetësh, Vokrri me Partizanin e Beogradit në Vlorë, në prapavijë Enver Hoxha!

Futboll

Para 30 vjetësh, Vokrri me Partizanin e Beogradit në Vlorë, në prapavijë Enver Hoxha!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:11
Foto me 16 shtator të vitit 1987

Periudha e viteve të 80-ta nuk harrohet kurrë për gjeneratat e vjetra dhe madje e vlerësojnë si një periudhë të papërsëritshme. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, që vlerësohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave që ka pasur Kosova, pa dyshim se e ka ende të freskët në mendje kur me Partizanin e Beogradit luajti në Vlorën e Ismajl Qemailit. Një fotografi sa një mijë fjalë, shihet në foto kapiteni i asaj periudhe Fadil Vokrri në Partizan të Beogradit dhe në anën tjetër kryetrimi Sokol Kushta i Flamurtarit.

Në Vlorë me 16 shtator të vitit 1987, atmosferë impozante, në prapavijë shihen portretet në stadium të komunistit Enver Hoxha dhe Ramis Alisë dhe në fushë Fadil Vokrri duke u përshëndetur me Sokol Kushtën. Dhe për mrekulli, Flamurtari shtangu klubin serb, Partizanin duke e mposhtur me rezultat 2:0. Pas një jave përkatësisht me 30 shtator në stadiumin e Armatës Popullore të Jugosllavisë, Partizani fitoi me 2:1 por u eliminua nga garat e Kupës së UEFA. Futbollisti i asaj kohe Sokol Kushta në minutën e 76-të shënoi eurogol që tronditi Beogradin dhe eliminoi klubin serb nga garat evropiane!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat