Conte i kërkon drejtuesve të Chelseat të transferojnë Sanchezit

Futboll

Conte i kërkon drejtuesve të Chelseat të transferojnë Sanchezit

Më: 28 mars 2017 Në ora: 16:14
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte

Trajneri  i Chelseat, Antonio Conte, është raportuar se e ka bërë Alexis Sanchezin prioritet për afatin kalimtar të verës.

Tekniku italian ia kë bërë të ditur këtë gjë edhe bordit të drejtuesve të klubit londinez.

Kiliani është i interesuar të largohet nga Topçinjtë, e gjitha kjo për shkak të rezultateve të dobëta.

Sanchez do të jetë lojtar i lirë në verën tjetër dhe në një mënyrë Arsenali është i detyruar ta bind atë të rinovojë, apo ta shes në fund të këtij sezoni.

Sipas Guardian, Chelsea deri më tani ka montuar situatën e kilianit dhe tani kanë marrë dritën e gjelbër nga Conte që të lëvizin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat