Ferguson e konsideron Manchester Utd të pafat

Futboll

Ferguson e konsideron Manchester Utd të pafat

Më: 28 mars 2017 Në ora: 16:17
Ferguson e Mourinho

Ish trajneri Sir Alex Ferguson e konsideron Manchester United të pafat këtë sezon, por beson se kualifikimi në Champions është brenda mundësive. “Djajtë e Kuq” kanë pasur një periudhë tranzicioni në sezonin 2016-2017, çka ndodh për të tretën herë, aq sa kanë bërë ndryshime në stolin drejtues prej kohës kur legjenda skoceze u largua në vitin 2013. Në periudhën e mëpasme të daljes në pension të Fergusonit, Manchester United ka luftuar për stabilitet dhe qëndrueshmëri. David Moyes dhe Louis van Gaal kanë ardhur dhe ikur pa mundur dot të ndërtojnë një dinasti të ngjashme me atë të një paraardhësi legjendar.Shenjat janë shumë inkurajuese nën drejtimin e Jose Mourinhos, megjithatë, Ferguson mendon se portugezi duhet të fitojë titullin, sepse nuk kërkohet gjë tjetër në “Old Trafford”. “Manchester United ka qenë pak i pafat, për shkak se nuk ka fituar disa ndeshje në shtëpi, në këtë sezon, ku ka luajtur absolutisht shkëlqyer, – ka thënë Ferguson për “SiriusXM FC”. – Nëse do të merrte ato fitore, që i meritonte, do të ishte në pozita komode në kampionat, nuk ka dyshime për këtë.” Manchester United është mundur shtatë herë në shtëpi, këtë sezon, nga 10 humbje që ka në total, për t’u renditur i pesti në tabelën e Premier League. “Djajtë e Kuq”, megjithatë, kanë shijuar suksese në “EFL Cup”, ndërsa kanë përparuar në çerekfinale të “Europa League”.Ferguson beson se ka ende për të bërë nga të gjithë në “Old Trafford”, ndaj ka arsye për të besuar se Manchester United do të rikthehet përsëri në tryezën e nivelit të lartë të futbollit europian. Ai shtoi: “Sezoni është ende gjallë. Manchester United ka fituar Kupën e Ligës dhe është në çerekfinale të “Europa League”, ku mendoj se ka marrë një shans të madh. Është shumë e rëndësishme tani, sepse në qoftë se e fitoni atë trofe, ju jeni në Ligën e Kampionëve. Në Premier League është një luftë e vërtetë për në katërshen e parë, pas Chelsea me Tottenham, Arsenal dhe Liverpool. “Djajtë e Kuq” mund të zënë një vend mes katër të parëve, por shoh se fitimi i “Europa League” është një mundësi më e mirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat