Stadiumi në flakë

Futboll

Stadiumi në flakë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 16:26
Stadiumi në flakë

Stadiumi I klubit kinez Shangai Shenhua është përfshirë nga zjarri por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërkohë që as tribunat e as fusha e lojës nuk janë dëmtuar, pasi sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, flakët kanë prekur vetëm pjesët anësore të impiantit. Media vendase i shfaqi planet e incidentit, ndërkohë që në vendngjarje shkuan menjëherë zjarrfikëset. Për momentin nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe se po hetohet ende në lidhje me këtë incident. Stadiumi “Hongkou” ka kapacitet prej 35 mijë vendesh dhe u ndërtua në vitin 1999. Klubi i njohur kinez ka investuar gati 200 milion euro në sjelljen e përforcimeve, mes tyre edhe yllin argjentinas Tevez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat