Muzuroviç: I detyrohemi me mirënjohje të madhe kombëtares së Shqipërisë

Futboll

Muzuroviç: I detyrohemi me mirënjohje të madhe kombëtares së Shqipërisë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 17:18
Muzuroviç

Nga ndeshja e parë historike e përfaqësueses së Bosnjës e Hercegovinës, e cila është luajtur kundër kombëtares së Shqipërisë në Tiranë më 30 nëntor të vitit 1995, kanë kaluar pothuajse 22 vite

Nga ndeshja e parë historike e përfaqësueses së Bosnjës e Hercegovinës (BeH), e cila është luajtur kundër kombëtares së Shqipërisë në Tiranë më 30 nëntor të vitit 1995, kanë kaluar pothuajse 22 vite.

Fuad Muzuroviç përzgjedhësi i parë i përfaqësueses së BeH-së për Anadolu Agency (AA) kujton ndeshjen e parë zyrtare me Shqipërinë, e cila ekipit boshnjak praktikisht i hapi derën për kualifikime për Kupën e Botës që do të mbahej në vitin 1998 në Francë.

"Kur morëm njoftim se shqiptarët kanë pranuar të luajnë me ne, hasëm në shumë probleme, sidomos me komunikimet, vetëm përmes telefonit satelitor kishim mundësi që të komunikonim me disa nga lojtarët. Me gjithë këto, loja nuk është luajtur në terminin e caktuar të UEFA-s, por në diç të tillë as që kemi mundur të llogarisim pasi nuk ishim në asnjë nga topat e shortit për kualifikim për Kupën e Botës "Francë 1998". Ishim të detyruar të luajmë një ndeshje dhe erdhi ballafaqimi i parë me Shqipërinë. Prandaj, i dertyrohemi me një mirnjoheje të madhe kombëtares së Shqipërisë e cila na ka mundësuar të jemi në shortin për kualifikim për Francën", ka thënë Muzuroviç.

Me të vërtetë, thotë Muzuroviç, ishte e vështirë që të organizohet udhëtimi në këtë ndeshje.

"Disa lojtarë të cilët kishin mundësi të dalin nga Sarajeva dhe Tuzlla mbërritën në Zagreb. U mbledhëm nëntë veta, dhe në mesin e tyre ishte edhe Husref Musemiç, i cili nuk luante më. Iu luta që të vijë me ne dhe të luajë një gjysmë pjesë dhe më pas na u bashkuan edhe pesë lojtarë të tjerë nga Lubjana. Kështu u bëmë 11 lojtarë. Në ndërkohë derisa nuk kishin mbërrituar ata nga Lubjana, ne menduam që edhe ndokush nga stafi teknik të futet në lojë", ka thënë Muzuroviç.

Ai thotë se sa i përket ndeshjes, Shqipëria ishte shumë më e mirë, që ishte e pritur duke patur parasysh të gjitha rrethanat nëpër çka ka kaluar përfaqësuesja e BeH-së.

"Ne dhamë rezistencë të mirë. Ishte 2:0 për nikoqirët, por ishim shumë të lumtur dhe të kënaqur, sepse kjo ndeshje na mundësoi që të jemi në kualifikimet për Kupën e Botës në Francë", tha Muzuroviç.

Të gjithë anëtarët e përfaqësuese së atëhershme të Bosnjë e Hercegovinës ishin të vetëdijshëm se kanë filluar të shkruajnë historinë e saj, kështu të gjithë ishin krenarë për mundësinë që iu dha që të jenë pjesë e historisë në lidhje me ballafaqimin me Shqipërinë në Tiranë.

"Të gjithë në ekipi ishim jashtëzakonisht të nderuar, me një kujdes të madh dhe mirëkuptim nga të gjithë njerëzit në Shqipëri. Ndeshja, si ndeshje, në të vërtetë do na mbesë të gjithëve në kujtesë. Pas kësaj filluan të ndodhin gjëra pozitive", tha Muzuroviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat