Shqipëria vazhdon me humbje, mundet edhe nga Bosnja

Futboll

Shqipëria vazhdon me humbje, mundet edhe nga Bosnja

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2017 Në ora: 18:21
Edin Dzeko ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke e kaluar në epërsi Bosnjën e Hercegovinën

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon me humbje, mundet edhe nga Bosnja e Hercegovina me rezultat 2:1, kësaj radhe në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua në stadiumin ‘Elbasan Arena”. Boshnjakët ishin të parët që rrezikuan në drejtim të portës shqiptare.  Në minutën e 6-të, Edin Dzeko në një pozitë të pastër, gjuan fortë me kokë, megjithatë mbrojtësi Elseid Hysaj e shpëtoi portën, duke e hequr topin nga vija fatale.  Por nuk vonoi shumë, pra asnjë minutë, Naser Aliji shkaktoi penallti.  Edin Dzeko ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke e kaluar në epërsi Bosnjën e Hercegovinës pikërisht në minutën e 7-të.  Në vazhdim të lojës Shqipëria nuk tregoi lojë të rrjedhshme ashtu siç jemi mësuar, ndërsa Bosnja vazhdimisht u tregua e rrezikshme. Në minutën e 43-të, një veprim i rrjedhshëm i Bosnjës, kur Senad Luliç nga afërsia pa vështirësi shënoi dhe shtoi epërsinë 0:2. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u treguan me dinamik, më të rrezikshëm në drejtim të portës boshnjake.

Image

Madje përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi po ashtu edhe ai boshnjak, Mehmed Bazhdareviç, futen në lojë edhe disa futbollist për të testuar formën e tyre. Pas shumë orvatjeve, shqiptarët shënuan. Në minutën e 68-të, një rast, një gol për Shqipërinë. Pas 337 minutave Shqipëria thyen agjërimin dhe shënon. Jahmir Hyka harkoi jashtëzakonisht mirë kur Bekim Balaj me mjeshtri godet me kokë nga rreth 9-10 metra dhe e mposhti portierin Begoviç, 1:2. Duhet theksuar se Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare të futbollit, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë bojkotuar ndeshjen, sipas tyre për sa kohë që nuk respektohen kërkesat e tyre. Tifozët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat në stadiumet shqiptare dhe nuk duan që policia shqiptare të vazhdojë të qëndrojë mes tyre. Për kombëtaren e Shqipërisë është humbja e katërt rresht, kësaj radhe në miqësore, pasi që më parë pësuan në grupin G të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. Ata kishin humbur me rezultat 2:0 nga Spanja në Shkodër, po ashtu edhe nga Izraeli me 3:0 dhe në Palermo nga Italia me 2:0.

Shqipëria-Bosnja 1:2

Stadiumi “Elbasan Arena’ në Elbasan.

Shënues: Balaj (68’) – Dzelo (7’-nga penalltia), Luliç (43’).

Kartonat e verdhë: Ajeti.

Shqipëria: Strakosha (Hoxha 46’), Hysaj, Veseli, Alla (Ajeti 46’), Aliji, Basha, Kukeli, Llullaku (Cikalleshi 79’), Memushaj (Roshi 59’), Hyka (Latifi 70’) dhe Balaj.

Bosnja: Begoviç, Dumiç, Sunjiç, Zukanoviç, Vranjes, Luliç (Duljeviç 69’), Jajalo (Vrançiç 75’), Prçiç (Cimirot (46’), Kruniç, Dzeko (Bajiç (59’) dhe Kodro (Pavlloviq 79’).

 88’ Afrohet fundi i ndeshjes, nuk ndryshim rezultati.

80’ Bosnja ende në epërsie. Shqipëria me ngulm kërkon barazimin.

68' Një rast, një gol për Shqipërinë. Pas 337 minutave Shqipëria thyen agjërimin dhe shënon. Jahmir Hyka harkoi jashtëzakonisht mirë kur Bekim Balaj me mjeshtri me kokë godet nga rreth 9-10 metra dhe e mposhti portierin Begoviç, 1:2. 

67’ Shqipëria nuk po tregon at klasin e saj ndaj një Bosnjë jashtëzakonisht të mirë.

56’ Nuk ka ndryshim rezultati, Bosnja luan me komoditet, kurse sulmuesi shqiptar deri më tash nuk janë të shkathët.

49’ Shqipëria është në disavantazh, ndërsa me lojën që po tregon do ta ketë vështirë të bëjë më shumë.Filloi pjesa e dytë. Përfundoi pjesa e parë, Shqipëria-Bosnja 0:2. 43’ Një veprim i rrjedhshëm i Bosnjës, kur Senad Luliç nga afërsia pa vështirësi shënoi për 0:2.

41’ Stevanoviq futet në lojë në vend të Vranesit.

36’ Kohë e mirë në Elbasan, tifozët brohorasin Shqipëri etnike. Rezultati i pandryshuar.31’ Nuk ka ndryshim rezultati, lojë e mirë, të dyja ekipet japin maksimumin.

26' Ndeshje e baraspeshuar, kuqezinjtë mundohen me forcat e tyre që t’i afrohen barazimit.

21’ Kodro, Dzeko, Luliç, futbollist që paraqiten të rrezikshëm për Shqipërinë. Bosnja në epërsi, 0:1.

17’ Shqipëria lufton me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin, deri më tani ka krijuar ndonjë rast ideal.

13’ Bosnja është në epërsi, Shqipëria mundohet të jetë më e rrezikshme.

7’ Edin Dzeko ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke e kaluar në epërsi Bosnjën e Hercegovinë.

6’ Dzeko në një pozitë të pastër, gjuan fortë megjithatë mbrojtësi Elseid Hysaj e shpëtoi portën, duke e hequr tipin nga vija fatale. 

Filloi ndeshja: 4' Një atmosferë e mirë në Elbasan, Shqipëria ndeshet me Bosnjën e sulmuesit Edin Dzekos.

Gjithçka është e gatshme për ndeshjen miqësore ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës e cila do të luhet në orën 18.00 në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Shqipëria synon fitore pas tri humbje rresht, madje ka plot 270 minuta që sulmuesit e saj nuk kanë shënuar. Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare të futbollit, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë konfirmuar sot bojkotin e tyre të plotë të ndeshjeve të kuqezinjve në Shqipëri për sa kohë që nuk respektohen kërkesat e tyre. Tifozët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat në stadiumet shqiptare dhe nuk duan që policia shqiptare të vazhdojë të qëndrojë mes tyre.

Shqipëria dhe Bosnjë dhe Hercegovina kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre miqësorë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” nga ora 18:00.

Shqipëria: Strakosha, Alla, Hysaj, Aliji, Basha, Veseli, Memushaj, Kukeli, Balaj, Llullaku, Hyka

Bosnja: Begovic, Vranjes, Zukanovic, Sunjic, Djumic, Lulic, Pricic, Jajalo, Krunjic, Kodro, Dzeko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat