Një përzgjedhje startuese e gabuar nga selektori Bunjaku

Futboll

Një përzgjedhje startuese e gabuar nga selektori Bunjaku

Nga: Genc Sermaxhaj Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:19
Genc Sërmaxhaj

Debate

Kombëtarja e Kosovën zhvilloi ndeshjen e pestë në garat e kualifikimeve për Botërorin – “Rusia 2018”. Të gjithë kemi pritur që në takimin ndaj Islandës të dalim me rezultat pozitiv por ndodhi krejtësisht diçka e papritur dhe vazhduam përsëri me rezultate të dobëta. Përkundër humbjes, duhet të pranojmë se jemi ndarë të kënaqur me lojën që treguan futbollistët e Kosovës, sidomos mesfushori Valon Berisha që njëherit ishte edhe lojtari i ndeshjes, dhe sulmuesi që debutoi me gol Nuhiu. Edhe kësaj radhe një përzgjedhje startuese e gabuar nga selektori Bunjaku, që nuk ka arritur ende të shijoj fitoren e parë si trajner në këtë kombëtare. Si gjithmonë futbollistët tanë me eufori nisën ndeshjen e që ndoshta do të duhej ta merrnin më shtruar lojën kur dihej se Islandezët kishin qenë të përgjysmuar në këtë ndeshje, por gjithsesi me përvojë më të madhe se Kosovarët në këtë kompeticion. Kosova pati rastet e saj në fillim të takimit me sulmuesin Nuhiu që me kokë nga afërsia ka mundur të shënoj me lehtësi dhe Valon Berisha me goditje potente nga distanca që qëlloi traversen.

Në vazhdim pësuam gol në mënyrë shumë naive duke mos qenë të koncentruar mu në mesin e fushës ku ranë nga loja disa futbollist, dhe nuk u kthyen me kohë për të shpëtuar portën.  Islanda me kundërsulm të shpejt shfrytëzoi hutin e mbrojtësve tanë dhe me lehtësi shënuan. Pas pësimit të golit, u vërsulëm drejt portës kundërshtare pa kokë, dhe nuk kaloi gjatë futbollisti Kololli lejoi lojën mbrapa shpine e me ç' rast u vonua të kthehej për ta markuar kundërshtarin, ai rrëshqet dhe shkakton penallti. Pjesen e dytë e filluam mirë dhe shpejt erdhëm tek goli i shumë pritur nga Nuhiu që shënoi pas një harkimi të saktë dhe me kohë.  Deri në fund patëm shumë rivënie nga këndi ku me inkuadrimin e Bernard Berishës në lojë e që sipas mendimit tim do të...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat