Neymar insiston: Coutinho duhet të vijë në Barcelonë

Futboll

Neymar insiston: Coutinho duhet të vijë në Barcelonë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 20:52
Neymar dhe Philippe Coutinho

Neymar është këmbëngulës për transferimin e Philippe Coutinhos në Barcelonë.

Ylli i kombëtares së Brazilit, Neymar edhe njëherë me radhë ka bërë me dije se dëshira e tij e madhe do të ishte ta shihte Coutinhon me fanellën e Barcelonës.

Kjo dyshe po shkëlqen me kombëtaren braziliane dhe Neymar është i bindur se bashkëkombësi i tij do ta bënte një gjë të tillë edhe në Camp Nou.

“Unë do ta transferoja menjëherë”, ka thënë Neymar për Mundo Deportivo.

“Nga të gjithë lojtarët e tjerë të Brazilit, Coutinho është i pari që do të doja ta shihja duke luajtur me Barcelonën”.

Coutinho sapo ka vazhduar kontratën me Liverpoolin dhe nuk është bërë e ditur klauzola të cilën i ka vënë klubi lojtarit për largimin e tij të mundshëm nga Anfield.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat