Suedia mposht si mysafir Portugalinë

Futboll

Suedia mposht si mysafir Portugalinë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 22:42
Ronaldo dhe Mario

Kombëtarja portugeze sonte ka pësuar humbje para shikuesve të vet nga Suedia me rezultat 2:3, në ndeshjen miqësore, e cila u zhvillua në “Estadio dos barreiros”.

Ndonëse Portugalia pati dy gola epërsi, në fund ishin mysafirët që shënuan fitore.

Ronaldo solli vendësit në epërsi në minutën 18, ndërsa Grandqvist thelloi epërsinë në 2:0 me autogolin e shënuar në minutën 34.

Derisa vendësit ishin më të mirë në 45 minutat e para të ndeshjes, në pjesën e dytë ishin mysafirët ata që u treguan më të vëmendshëm në fushë duke shënuar dy herë, përmes Claesoon në minutat 57 dhe 76.

Fitoren Suedisë ia siguroi Cancelo në minutat shtesë të takimit, i cili në fakt ishte autogol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat