Spanja fiton miqësoren e luksit kundër Francës

Futboll

Spanja fiton miqësoren e luksit kundër Francës

Më: 28 mars 2017 Në ora: 22:59
Duel gjatë ndeshjes

Kombëtarja e Spanjës shënoi sonte fitore si mysafir kundër Francës me rezultat 2:0, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Stade de France”.

Ndeshja u karakterizua me një rivalitet të madh ndërmjet dy kombëtareve të njohura siç janë Franca dhe Spanja. “Gjelat” në pjesën e parë patën një dominim në fushë, duke pasur disa raste për shënim, por pa mundur që të përfundojnë me realizim të golit.

Në minutën 48, Griezzman shënoi gol, por gjyqtari i takimit e anuloi për pozitë jashtë loje.

Franca kishte rast të mirë edhe në minutën 54, por Griezmann dhe Gameiro nuk u kuptuan si duhet para portës kundërshtare, duke bërë që shifrat të mbesin ato të fillimit të ndeshjes, 0:0.

Gameiro ka mundur të rrezikojë më seriozisht portën e spanjollëve në minutën 63, por ishte mbrojtja e mysafirëve ajo që evitoi rrezikun. Dy minuta më vonë Mbappe fare nga afërsia ka mundur të shënojë, por goditja e tij ishte shumë jo precize dhe përfundoi pranë portës së De Gea.

Spanja, e cila deri në ato momente më tepër ishte e fokusuar në mbrojtje dhe më shumë me kundërsulme, ia arriti të shënojë dy herë dhe atë përmes Silva në minutën 68 nga penalltia dhe Deulofeu në minutën 78. Njëherësh për Silva ky ishte goli i tij i tridhjetë në fanellën spanjolle.

Në minutën 90 Silva pati rast të shënojë edhe një gol, por ishte i pavëmendshëm për të konkretizuar rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat