Cuneyt Cakir përgëzon Genc Nuzën dhe asistentët e tij

Futboll

Cuneyt Cakir përgëzon Genc Nuzën dhe asistentët e tij

Më: 29 mars 2017 Në ora: 00:01
Cuneyt Cakir

Vazhdojnë të komplimentohen gjyqtarët nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj për paraqitjen fantastike në duelin në nivel përfaqësuesesh, Turqi – Moldavi.

Përgëzime për ndarjen e drejtësisë ata kanë marrë nga shumëkush, por Genc Nuza ka veçuar dikë.

Ai është gjyqtari i njohur turk, Cuneyt Cakir, i cili pas ndeshjes ia tha dy fjalë referit nga Kosova. “Ishte paraqitje fantastike e juaja dhe e asistentëve. Ju inkurajoi të vazhdoni me këtë ritëm”, i ka thënë Cakir homologut të tij, Nuza.

Në fakt, Cakir ka telefonuar përcjellësin e gjyqtarëve kosovarë teksa po ktheheshin për në Stamboll, duke shfrytëzuar rastin edhe t’i komplimentojë Nuzën, Berishën e Selimajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat