I suspenduari ka një mesazh për Drenicën

Futboll

I suspenduari ka një mesazh për Drenicën

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2017 Në ora: 12:08
Pamje nga një ndeshje

Futbollistit Shkëlzen Lushtakut i vjen shumë keq nuk mund t’i ndihmojë bashkëlojtarët në takimin e sotëm (14.00) kundër Llapit nga Podujeva, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Digitalb Kupa e Kosovës. “Suksese djem, sot edhe pse jam i suspenduar jam gjithherë me juve aty dhe se kam asnjë pikë dyshimi që do ia dalim së bashku të bëjmë me të mirën, të arrijmë në finale për këta tifoz, për këtë qytet, o sot o kurrë me përkrahjen maksimale që do ta keni nga ‘Shqiponjat e Zeza’. Do të jemi ne finalistët e Digital kupës”, shkruan Lushtaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat