Lajm i keq për Juventusin

Futboll

Lajm i keq për Juventusin

Më: 29 mars 2017 Në ora: 17:23
Pjaca

Një goditje e rëndë për Juventusin dhe një nga lojtarët më të talentuar të brezit të ri në Kroaci. Marko Pjaca humbet sezonin aktual dhe një pjesë të madhe të sezonit tjetër pasi dëmtimi i pësuar në miqësoren Estoni-Kroaci rezultoi shumë i rëndë. Sipas komunikatës zyrtare, sulmuesi i Juventusit ka pësuar thyerje të pjesshme të meniskut dhe një tjetër frakturë në gju. Diagnoza është bërë e ditur nga mjeku i Kombëtares së Kroacisë pas analizave të detajuara dhe në këtë pikë, për ta parë lojtarin në fushën e blertë do të duhen nga 6 deri në 8 muaj. Në këtë mënyrë, Juventusi humbet një lojtar shumë të rëndësishëm në betejën e këtij sezoni ku lufton në tre fronte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat