Ramadani parashikon një garë të ashpër deri në fund në Shqipëri

Futboll

Ramadani parashikon një garë të ashpër deri në fund në Shqipëri

Më: 30 mars 2017 Në ora: 18:58
Ramadani

Prej disa seancash stërvitore Partizanit i është bashkuar në stërvitje edhe Ylber Ramadani, i cili ka qenë grumbulluar nga Alban Bushi për dy takimet miqësore të Shpresës me Moldavinë. 20-vjecari tregon se pjesëmarrja te  Kombëtarja U-21 i ka falur shumë emocione, ndaj do të bëjë maksimumin për fanellën kuqezi.

“Të them të drejtën ishte një eksperiencë emocionuese. Në takimin e parë që luajtëm me Moldavinë u aktivizova vetëm një pjesë loja, ndërsa në fitoren 2:0 luajta gjatë gjithë kohës. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet eliminatore.”

Nga grumbullimi me Shpresat, te përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, atë me Skënderbeun në “Selman Stërmasi.” Ramadani premton një Partizan shumë të fortë që do të bëjë gjithcka për titullinn kampion, trofe që mungon prej 24 vitesh në kampin e kuq.

“Po punojmë shumë për një ndeshje kaq serioze. Në fakt ne sdo takim e përgatitim me shumë përkushtim, por Skënderbeu të motivon edhe më shumë sepse është një rival për titullin.”

Por cfarë e bën këtë Partizanin, sipas Ramadanit,  më të fortë ai i sezonit të kaluar?

“Grupi është shumë i fortë, jemi të gjithë për një e një për të gjithë.”

Mesfushori i lindur në Ferizaj, parashikon një garë të ashpër deri në fund, por sheh Skënderbeun si rival më të fortë për të kuqtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat