Musliu optimist se me Renovën do të fitojnë pikë

Futboll

Musliu optimist se me Renovën do të fitojnë pikë

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 31 mars 2017 Në ora: 15:01
Pamje nga një ndeshje

Renova në kuadër të javës së 24-të të ligës së parë të Maqedonisë në futboll udhëton në Kratovë, ku do të përballet me Sileksin.

“Xhepçishtasit” do të përpiqen që nga ky udhëtim i vështirë të kthehen me rezultat pozitiv dhe të vazhdojnë luftën për plasman në ndonjë vend që çon në Ligën e Europës.

“Nuk do jetë ndeshje e lehtë, këtë e kanë treguar rezultatet e deritashme kur kemi luajtur si mysafirë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se shkojmë me flamur të bardhë, sepse edhe ne kemi ekip mjaftë të mirë dhe jemi në formë. Besoj se mund të nxjerrim rezultat pozitiv”, deklaroi mbrojtësi Visar Musliu për “Lajm”.

Ndeshja Sileksi-Renova do të luhet të dielën me fillim prej orës 15:00.

Ndeshjet, java e 24-të

(E diel, ora 15:00)

Shkupi-Pelister

Sileks-Renova

Vardar-Rabotnicki

Shkëndija-Makedonija GJP

Pobeda-Bregallnica

Renditja:

1.Vardar                   53

2.Shkëndija              47

3.Rabotnicki             39

4.Pelister                   36

5.Renova                  31

6.Sileks                     31

7.Shkupi                   22

8.Pobeda                   20

9.Makedonija GJP   16

10.Bregallnica          12

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat