Eurogol i Hadërgjonajt në Bundesliga I

Futboll

Eurogol i Hadërgjonajt në Bundesliga I

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2017 Në ora: 17:30
Hadërgjonaj në aksion

Mbrojtësi shqiptar, Florent Hadërgjonaj, pothuajse ka shënuar golin më të bukur në Bundesliga I gjatë kësaj jave! Ai është protagonist i fitores së Ingolstadt-it me rezultat 2:1 ndaj Mainz-it, në ndeshjen e javës së 26-të të Bundesliga I. Një fitore domethënëse që i mban ende shpresat për ta siguruar mbijetesën.

Në minutën e 73-të, Hadërgjonaj në një veprim të rrjedhshëm të tij nga rreth 18-19 metra nga një pozitë anash 16-shit dërgon një goditje mjeshtërore duke lënë të shtangur portierin mysafir, Lossl, 2:1. Një ndeshje e mirë, një paraqitje fantastike e Hadërgjonajt. Bregerie në minutën e 10-të e Hadërgjonaj në atë të 73-tën shënuan për Ingolstadt-in dhe Matip (71’) realizoi autogol për Mainz-in. Hadërgjonaj luajti standard i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të, kurse Ingolstadt është në vend të 17-të me 22 pikë, ndërsa Mainz i 14-ti me 29 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat