KF Besa: E mirëpresim vendimin e FFK-së që rastin ta dërgoj në prokurori

Futboll

KF Besa: E mirëpresim vendimin e FFK-së që rastin ta dërgoj në prokurori

Nga: K.Goca Më: 3 prill 2017 Në ora: 14:50
KF Besa

Shumë pluhur është çuar në lidhje me ndeshjen ndërmjet Besës nga Peja dhe Trepçës nga Mitrovica, e cila përfundoi me rezultat 3:1 në favor të mitrovicasve, në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit. Dyshimet janë se kjo ndeshje ka qenë e kurdisur, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës ka mundësi që rastin ta dërgojë në prokurori. Kryesia e klubit të futbollit Besa ka reaguar ashpër në lidhje me të gjitha ato që flitet e komentohet në opinionin e gjerë. “Duke marrë shkas shkrimet tendencioze dhe intrigat nga rrjetet sociale, ku helmua opinioni publik dhe instancat me te larta të futbollit me informacione të rrejshme dhe te dëmshme për ne si KLUB, ne dalim me këtë reagim. Duke qenë të prirur të ndjekim drejtësinë dhe mos të biem pre e këtyre dezinformatave, ne vendosem te mos reagojmë dje, sepse u deshtë të lejmë dezinformuesit dhe dashakeqët te bëjnë të vetën me trillime. Mirëpo sot jemi me te vendosur se kur ti luftojmë këto klane te cilat janë duke tentuar me çdo kusht te dëmtojnë imazhin e “Besës” si klub dhe të na nëpërkëmbin. Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se ndeshja e ditës së djeshme ndaj KF Trepça ishte një ndeshje e rëndomtë për ne si klub dhe ne asnjë forme apo rrethanë ne nuk kemi bëre kalkulime. Ndaj KF Trepca në ketë edicion të garave i kemi zhvilluar deri me tani tri takime, dy për ndeshjet kampionale dhe një për kupë:

1. Ndeshja Kampionale: KF Besa 1 - 2 KF Trepça; (KF Besa në këtë ndeshje ishte me përbërjen komplete dhe kjo ishte ndeshja pas të cilës neve humbëm hapin për titullin kampion).

2. Ndeshja e Kupës: KF Trepça 2 – 2 KF Besa.

3. Ndeshja Kampionale: KF Besa 1 - 3 KF Trepça; (KF Besa në këtë ndeshje ishte me 6 lojtar jo standard shkaku i lëndimeve dhe penalitetëve tjera)

Andaj duke u nisur nga fakti se edhe në ndeshjen paraprake për kampionat neve KF Trepça na mundi në Pejë me rezultat 1 – 2, dhe na humbi hapin per titullin kampion, dhe fakti tjetër se ne ishim me përbërjen baze te ekipit a nuk përbente edhe kjo atëherë kalkulim apo atëherë ishte në rregull sepse Besa doli nga loja për titull ndërsa tani kur humb nga i njëjti kundërshtar dhe me përbërje te përgjysmuar qenka kalkulim sepse trilluesit e futbollit kosovar po na e thonë një gjë te tillë.

Për të mos e zgjatur shumë me arsyetime, deklarojmë se e mirëpresim vendimin e FFK-së që rastin ta dërgoj në prokurori dhe në instancat tjera relevante dhe njëherë e mirë të vërtetohet kjo gjë”, thuhet nga KF Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat