Juve nuk ndalet, shqiptarët marrin nga një pikë

Futboll

Juve nuk ndalet, shqiptarët marrin nga një pikë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 23:25
Juventusi feston

Juventusi i rikthehet fitoreve pas barazimit në Napoli. Bardhezinjtë fituan 2-0 përballë Chievo-s në ndeshjen e javës së 31-të. Gonzalo Higuain mbetet protagonist absolut për kampionët e Italisë, me sulmuesin argjentinas që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 23-të të lojës, pas asistit të Dybala-s. Higuain mbylli çdo diskutim 6 minuta përpara fundit të lojës, duke u ngjitur në kuotën e 21 golave sezonalë. Me suksesin e arritur, Juventusi e rrit përkohësisht në 9 pikë diferencën nga Roma ndjekëse, kur kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi i Serisë A.

Përfundoi në barazim 1-1 dueli i mbijetesës ndërmjet Empolit dhe Pescara-s, një derbi shqiptar ku n ë fushë ishin gjatë gjithë 90 minutëshit dy kuqezinjtë, Frederik Veseli për vendasit dhe Ledian Memushaj, kapiten i “delfinëve”. El Kaddouri pas nëntë minutave lojë kaloi Empolin në avantazh, ndërsa Pescara barazoi shifrat me Caprarin në të 31-tën. Pika e ndarë nuk kënaq asnjë nga skuadrat në garën për mbijetesë, ndërsa te Empoli i Veselit ngushëllohen me faktin që ndërprenë serinë negative pas 7 humbjeve radhazi.

Zhgënjim edhe për Etrit Berishën dhe Atalantën që u frenuan në shtëpi në barazim 1-1 nga Sassuolo.  Miqtë kaluan në avantazh me Pellegrini-n, me portierin kuqezi që nuk mund të bënte asgjë pas gabimit të shokut të ekipit Caldara. Atalanta barazoi shifrat me Cristante-n në të 73-ën, por pa arritur të gjenin fitoren, që do ti jepte përkohësisht vendin e katërt në renditjen e Serisë A, që mbahet nga Lazio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat