Rummenigge beson se do ta eliminojnë Realin

Futboll

Rummenigge beson se do ta eliminojnë Realin

Më: 10 prill 2017 Në ora: 19:41
Rummenige

Drejtuesi i lartë i Bayern Munihut, Karl-Heinz Rummenigge, beson te kalimi me sukses i raundit çerekfinal të Champions League, kundër Real Madridit, sfida e parë me të cilin do të luhet të mërkurën (20.45), në “Allianz Arena” të Munihut. Ai siguroi se bavarezët do të bëjnë një ndeshje të jashtëzakonshme, për të bënë në shina të sigurta përmbushjen e objektivit dhe të përparuar në raundin e ardhshëm të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian. “Ne do të duhet të luajmë dy ndeshje për të arritur në gjysmëfinale. Nëse është dikush, që mund të eliminojë kampionët në fuqi, ata jemi ne”-ka thënë Rummenigge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat