Ky është mesazhi i KF Vëllaznimit për tifozë

Futboll

Ky është mesazhi i KF Vëllaznimit për tifozë

Nga: K.Goca Më: 12 prill 2017 Në ora: 15:29
Pamje nga një ndeshje

Klubit i futbollit Vëllaznimit nga Gjakova shpreh keqardhje për tifozët e saj. “Suksesi shumë i rëndësishëm që futbollistët tanë e arritën të dielën në Vushtrri ku fituan me rezultat 2:1, e ka kthye disponimin dhe optimizmin e duhur tek të gjithë ne – duke filluar nga ju, tifozë të nderuar e deri tek të gjitha strukturat e klubit, lojtarët, shtabi teknik e kryesia. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se ju, si përkrahës besnik të klubit, keni dëshirë që të jeni të pranishëm të dielën në stadium, në ndeshjen me KF Ramiz Sadiku , për të përshëndetur futbollistët për suksesin në Vushtrri.

Mirëpo, siç e dini, për shkak të ngjarjeve në ndeshjen me Flamurtarin, klubi i juaj i zemrës, Vëllaznimi, është dënua me zhvillimin e një ndeshje pa shikues. Për këtë arsye, në ndeshjen e të dielës, në stadium nuk ka mundësi të jetë i pranishëm asnjë shikues. E dimë se kjo është një padrejtësi ndaj Klubit e posaçërisht ndaj jush, por në këtë drejtim jemi të pafuqishëm me e ndryshua vendimin e Komisionit Diciplinor të FFK-s.

Për këtë arsye ju ftojmë që të keni mirëkuptim dhe të mos ia mësyni stadiumit të dielën, pasi prezenca e një numri sa do të vogël të shikuesve në këtë ndeshje, rrezikon që ajo të mos zhvillohet fare dhe ta pësoi klubi i juaj i zemrës. Pavarësisht se e dimë se nuk e keni të lehtë, jemi të bindur se do të keni mirëkuptim dhe nuk do t’ia mësyni stadiumit, për të mirën e klubit.

Duke e kuptuar plotësisht dëshirën e juaj të madhe për ta përcjell këtë ndeshje, Klubi është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë teknike që kjo ndeshje të transmetohet “live” në faqen e facebook-ut të Klubit. Do të jemi në kontakt dhe me kohë do t’iu njoftojmë për këtë.

“Gjithmonë me Vëllaznimin”!”, thuhet nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat