Vushtrria në disiplinor

Futboll

Vushtrria në disiplinor

Më: 12 prill 2017 Në ora: 16:43
Pamje nga një atmosferë në Vushtrri

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, më në fund ka marrë ndonjë vendim të qartë në mbledhjen e sotme.

Ata kanë vendosur të dënojnë klubin e Vushtrrisë për incidentin e fundit me Vëllaznimin e Gjakovës, me ç’rast trajneri i skuadrës mysafire Arsim Gojani u godit me një gjësend nga tifozeria vendase.

Për këtë arsye, Vushtrria është dënuar me një ndeshje në fushën e vet pa praninë e tifozëve. Takimi e radhës si vendas, ata e luajnë me 2 Korrikun.

Ndërkohë, Flamurtarit i hapet procedura për shkak të hedhjeve të gjësendeve në fushë nga tifozët e tyre për ndeshjen me Kosovën e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat