Befason Mourinho, ja çfarë thotë për incidentin në Dortmund

Futboll

Befason Mourinho, ja çfarë thotë për incidentin në Dortmund

Më: 12 prill 2017 Në ora: 21:16
Jose Mourinho insiston se nuk po mendon shumë për incidentin që ka ndodhur mbrëmë në Dortmund

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka befasuar të gjithë në konferencën për media, ku ka thënë se nuk po mendon për sulmin në Dortmund, por për skuadrën e tij.

Krejt në fund, ai tha se solidarizohet me atë çfarë ndodhi dhe se beson të punëtorët e sigurisë.

“Incidenti në Dortmund? Po tentoj që të mos mendoj për të, pasi dua të jem i fokusuar në punën tonë. Solidarizohem me atë çfarë ndodhi, me lojtarët që nuk mund të luajnë”, tha Mourinho gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme me Anderlechtin në Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat