Ja kush e do Dybalan

Futboll

Ja kush e do Dybalan

Më: 13 prill 2017 Në ora: 16:34
Dybala

Futbollisti Paulo Dybala është kthyer në një ëndërr për disa klube të mëdha europiane. Pas Realit, Barcelonës, dhe Milani kërkon që të transferojë yllin e bardhezinjve. 

Lajmi është zbuluar sot nga "La Gazzetta dello Sport" që sjell dhe fjalët e presidentit të ri të Milanit Han Li, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e Juventusit ndaj Barcelonës.
"Sa kushton? Dua të di sa kushton", ishin fjalët e tij. Për momentin nuk ka asnjë shans që ai ta shohë me fanellën e Milanit, pasi Paulo Dybala ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me Juventusin deri në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat