Bale shqetëson Realin

Futboll

Bale shqetëson Realin

Më: 13 prill 2017 Në ora: 19:47
Gareth Bale

Uellsiani ka shqetësuar Los Blancos, pasi lëndimi i marrë në ndeshjen ndaj bavarezëve mund t’ia pamundësojë paraqitjen në dy përballje tjera fort me rëndësi.

Zëvendësimi i hershëm i Gareth Bale në ndeshjen ndaj Bayernit me Marco Asension, u bë se lojtari nuk ndjehej mirë. 

Uellsiani nuk është kthyer në formën e tij më të mirë, pas një pauze shumë të gjatë.

Ai nuk do të luajë ndaj Sporting Gijonit në fundjavë.

Lëndimi nuk është i vjetri që ishte në kyçin e këmbës, por lojtari ka probleme muskulore.

Ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat