Ronaldo me fjalë të mëdha për Zidanen

Futboll

Ronaldo me fjalë të mëdha për Zidanen

Më: 14 prill 2017 Në ora: 07:49
Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane

Ronaldo ka vetëm fjalë të mira për Zidanin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shumë i lumtur me punën që po bën trajneri, Zinedine Zidane.

Portugezi e pranoi se Reali gjendet para një muaji shumë të vështirë, por thotë se ekipi është gati – kjo falë rrotacioneve të shumta që ka bërë Zidane gjatë gjithë sezonit.

“Muaji prill është shumë i vështirë, vendimtar dhe besoj se ekipi është në gjendje shumë mirë. Trajneri ka bërë punë fantastike me rrotacione dhe jemi gati për pjesën e fundit të sezonit”, tha Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat