Reali i gatshëm ta shesë Varanen te United

Futboll

Reali i gatshëm ta shesë Varanen te United

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:03
Raphael Varane

Raphael Varane pritet të largohet nga Real Madridi në përfundim të stinorit.

Klubi spanjoll është i gatshëm të hapë dyert e largimit për Raphael Varane, i cili kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho është një admirues i francezit me të cilin ka punuar në kohën kur drejtonte Realin.

Zinedine Zidane ka gjetur zëvendësuesin e 23-vjeçarit dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, për të cilin trajneri i madrilenëve shpreson që ta rrëmbejë nga Juve edhe pse italiani ka një kontratë afatgjatë me ‘Zonjën e Vjetër’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat