Inter-Milan me përfitime rekorde

Futboll

Inter-Milan me përfitime rekorde

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:28
Inter-c

Skuadra zi-kaltër do të ketë përfitime të mëdha nga ndeshja e nesërme.

Dueli mes Interit dhe Milanit shënon një tjetër rekord. Derby della Madonnina pritet të gjejë një stadium të mbushur plot e për plot dhe entuziazmi nga ana e tifozërive të të dyja skuadrave është i madh.

Përtej këtij fakti, një tjetër element jo pak i rëndësishëm është edhe shuma që do të përfitohet nga shitja e biletave. Katër milionë euro është shifra e përfituar, një rekord absolut ky në Seria A. Kjo shumë kalon atë të shtatorit të vitit të kaluar, në një tjetër derbi, Inter-Juventus ku  nga shitja e biletave u regjistruan 3.943.000 Euro.

Ndeshja mes dy skuadrave të Milanos do të luhet nesër në orën 12:30 dhe në Itali kjo është e para herë që një ndeshje e një niveli të tillë për nga rëndësia do të  luhet në këtë orar.

Përballja ka ngjallur interes të madh nga ana i tifozëve kinezë, të cilët janë përfshirë edhe më shumë në futbollin italian që pas marrjes në zotërim të këtyre dy klubeve nga dy bashkëkombas të tyre, siç janë Suning tek Interi dhe së fundmi Li Yonghong tek Milani.

Në total, Inter-Milan do të shikohet nga 862 milionë telespektatorë nga mbarë bota. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat