Objektivi i Milanit, rikthimi në Champions League

Futboll

Objektivi i Milanit, rikthimi në Champions League

Më: 14 prill 2017 Në ora: 16:05
Gjatë prezantimit

Milani i ri shpalos projektet e së ardhmes. Drejtori  i ri ekzekutiv Marco Fassone tregoi me detaje planet e kuqezinjve, në epokën e kinezeve. “Për ne është një përgjegjësi e madhe. Kemi marrë nën drejtim një skuadër të madhe. Buxheti që kemi në dispozicion do të përdoret për të afruar në radhët e ekipit elementë cilësorë.  Objektivi ynë kryesor është rikthimi në Champions League”, ka thënë Fassone. Drejtori ekzekutiv konfirmoi se kuqezinjtë edhe për sezonin e ardhshëm do të jenë nën drejtimin e trajnerit aktual Vicenco Montella. “Milani do të vazhdojë të jetë nën urdhrat e Vicenzo Montella. Ai ka mbështetjen tonë absolute, pasi dhe përgjatë këtij sezoni ka realizuar një punë të mirë”, ka thënë Fassone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat