Pefqeli: Fusha ishte e vështirë, por arritëm tri pikë me Prishtinën

Futboll

Pefqeli: Fusha ishte e vështirë, por arritëm tri pikë me Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2017 Në ora: 19:22
Mërgim Pefqeli

Futbollisti Mërgim Pefqeli është i ngazëllyer për fitoren e Prishtinës me rezultat 1:0 ndaj Hajvalisë , duke deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot” se synon të jap maksimumin dhe ta ndihmojë ekipin në realizimin e qëllimit. “E imja është me jap më të mirën të mundshme dhe të ndihmojë ekipin për luftën drejt titullit”, tha Pefqeli.

Mesfushori më tutje tha se edhe fusha ka qenë e vështirë që ka ndikuar që mos të kenë ritmin ashtu siç pritej: “Loja ishte pak e vështirë sepse edhe fusha ishte e vështirë, por kryesorja arritëm tri pikët”. Një fitore minimale, një penallti e humbur, si e vlerësoni? “Fitorja është fitore sado e lartë të jetë, kryesorja janë tri pikë. Na u munduam dhe e arritëm objektivin”, thotë Pefqeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat